Haradinaj: Kurti po bën vetë-rrëzim të planifikuar

Vetërrëzim të planifikuar e ka quajtur situatën ku ka ardhur sot Qeveria e Kosovës, ka thënë shefi i GP të AAK-së, Datu Haradinaj.

Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetjen këtij mocioni sepse pikë së pari AAK është opozitë dhe se kjo është Qeveri e paqëndrueshme. Ai ka thënë se AAK nuk ka pasur ndonjë dilemë se a të jepet a jo vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formu qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim. Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LKD. Ky është një vetërrëzim i planifikum. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerr veten nga situata ku e ka futur.

Related posts

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët e mbetur në Turqi

admin

Shpresë nga Spitali Infektiv, pacienti i shëruar nga CoVid-19 niset drejtë shtëpisë

admin

Thaçi përkujton eksodin: Kriminelët serbë janë të lirë e drejtësia ndërkombëtare po heshtë

admin

Ambasadori Kosnett arrin në Kuvend

admin

Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani: Kush shpëton një jetë

admin

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës

admin