Gara e UFC 249 do të zhvillohet, nuk e ndal “Covid 19”

Përpos krizës që ka shkaktuar pandemia “Covid 19”, në të gjitha aktivitet sportive në botë, drejtuesit e UFC janë të bindur se do të zhvillojnë “UFC 249” në muajin prill.

Për shkak të kufizimeve në tubimet publike në Nju Jork, ngjarja nuk do të organizohet atje siç ishte planifikuar fillimisht, por ajo do të zhvillohet diku tjetër. “UFC 249” përfshin luftën e madhe midis Khabib Nurmagomedov dhe Toni Fergusonit.

“Ne do të ndjekim këto udhëzime për të mos patur më shumë se 10 njerëz në një dhomë dhe ne shpresojmë që kjo të largohet deri në prill”, tha presidenti i UFC-së, Dana Uajt për “ESPN”.

Ngjarjet pritet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura në UFC APEX – kompleksi sportiv i krijuar posaçërisht për garat “MMA” në Las Vegas.

Related posts

Maradona: Liverpooli dhe Kloppi, tani janë të preferuarit e mi

admin

Ylli i Liverpoolit reagon pas tërmetit në Zagreb (FOTO)

admin

Nouri zgjohet nga koma, Ajaksi vazhdon ndihmën!

admin

Klubi spanjoll me ofertë për Shaqirin

admin

Agnelli: Klubet po përballen me ekzistencë, gjendja më e rëndë prej se ekziston futbolli

admin

CR7 në Madeira, kalon pushimin në një vilë luksoze

admin