Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

• Ai që di më së shumti, flet më së paku!

• Burri është koka, kurse gruaja është qafa!

• Fjalët janë gra, veprat burra!

• Gruaja e fut shejtanin në shishe!

• Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

• Kush s’ka koke, ka këmbë!

• Budallait hapi rrugë!

• Gjithë gishtat dhembin njësoj!

• Kali i botës të lë në udhë!

• Atje ku ka, derdhet!

• Bie një gur, e lëviz një mur!

• Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

• Burrë e grua si mish e thua!

• Çfarë bën i ati, e heq i biri!

• Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

• Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

• Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur te vesh matanë, veç dy metra dhe!

• Gabimet që harrohen, përsëriten!

• Një krimb thanë një lis!

• Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

• Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

• Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

• Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

• Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

• Me thuaj c´shokë ke, të të them se cili je!

Related posts

Çfarë thotë për ty kafeja që bën në shtëpi?

admin

Stilet e rregullimit të flokëve ndër vite

admin

E dashura e Boatengut di si ta kalojë karantinimin, ekspozon linjat perfekte të saj në “Instagram”

admin

Të gjithë duhet të pushohen nga puna të paktën një herë

admin

Doktori ka sqaruar përse ata të cilët vrapojnë në rrugë janë transmetuesit potencialë më të rrezikshëm të coronavirusit

admin

Lajm i mirë për fansat e Taynës, sot apo nesër videoklipi i ri?

admin