Deklarata e plotë e Presidentit kundër vendimit të Albin Kurtit

Jam detyruar që sonte të thërras mediat dhe përmes tyre t’iu drejtohem në këtë orë të vonë për shkak të një vendimi të rrezikshëm të qeverisë së Kosovës. Të rrezikshëm për sigurinë dhe qytetarët e vendit.

Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuën e Kosovës. Është e papërgjegjshme institucionalisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Vendimi për kufizmin e lëvizjes së lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga lëvizja e të drejtat dhe liritë e njeriut ë garantohet me Kushtetutë. Kufizimi i këtyre lirivre dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme që mund të shpallet vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Unë do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe do të kujdesem që institucionet e Koosvës të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë.

Si garantues i funksionimit demokratik, në pajtim me kushtetutën tonë do të kundërshtoj çdo institucion që shkel kushtetutën dhe ligjet e vendit.

As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka mandat t’ua mohojë qytetarëve liritë dhe të drejtat themelore. Me këtë vendim të qeverisë sonte, qeveria sonte ka shkelur një mori nenesh të Kushtetutës së Kosovës që thuhen qartë me nenin 56,të drejtat dhe liritë themelore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Shmangia nga të drejtat dhe liritë që garantohen me kushtetutë mund të bëhen vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme sipas Kushtetutës dhe deri në masën që është e domosdoshme nën rrethanat e rënda.

2 Shmangia nga me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29 nuk është e lejuar në kurrëfarë rrethanash.

Po ashtu, në nenin, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore thuhet se liritë dhe të drejtat themelore në kushtetutë mund të kufizohen vetëm me ligj.

Deri më sot, kryeministri dhe qeveria, kanë thënë se gjendja është në kontrollë sa i përket koronavirusit dhe se kjo ka qenë arsye pse e kanë kundërshtuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimi i sotëm është antikushtetues dhe qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

Nënvizoj! As policia e Kosovës e as organet e sigurisë nuk duhet t’i zbatojnë këto vendim antikushtetues të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale.

Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Të nderuar qytetarë, i njëjti kryeministër që refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tani po merr vendime antikushtetuese që privojnë qytetarët e vendit nga  liritë dhe të drejtat themelore të tyre.

Këto vendime po i bën jo për të mbrojtur qytetarët, por për të mbrojtur vetën e tij. Andaj nesër do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të anulojë këtë vendim sipas procedurave.

Related posts

Takimi me liderët, ​Thaçi: Çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën

admin

Trump konfirmon angazhimin e forcave amerikane në Kosovë

admin

Prishtina futet në karantinë

admin

Ballkani kërkon zgjidhje si ta shpëtojë sezonin turistik

admin

Pozitive me koronavirus kasapi dhe bashkëshortja e tij

admin

Greqi, rihapen 63 000 biznese hoteliere dhe restorante

admin