Davitkovski: Nuk mund pa bazë ligjore të ulen pagat e të gjithëve në sektorin publik

Profesori në Fakultetin Juridik Borçe Davitkovski, thotë se pa bazë juridike shteti nuk mund t’i ulë pagat e të punësuarve në sektorin publik.

Ai thotë se shteti këtë mund ta bëjë për pagat e funksionarëve, ministrave, deputetëve, por jo edhe për të punësuarit në sektorin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të ulen pagat e të gjithëve. Nëse qeveria dëshiron të dërgojë një mesazh politik në një farë mase për të ulur pagat e zyrtarëve mundet, por pa një bazë ligjore nuk mund të ulen pagat e të gjithëve. Pra, për ata që mbajnë funksione publike po, por për të tjerët jo, sepse të gjithë bëjnë punën e tyre. Pagat mund të ulen me gjoba dhe masa disiplinore, por jo në mënyrë të paligjshme, pa ribalancim, pa buxhet dhe pa vendime”, thotë Davitkovski.

Ai theksoi se ka persona që marrin paga nga buxheti dhe nuk shkojnë në punë, por sipas tij, kjo duhej të ishte zgjidhur më herët.

“Është e vërtetë që kemi njerëz që marrin rroga dhe nuk shkojnë në punë. Por kjo është një çështje tjetër, ajo duhej të zgjidhej më herët. Përndryshe, atyre nuk u intereson nëse do të marrin 20,000 denarë ose 14.500 denarë. Por për pjesën tjetër, për ne, për profesorët, për gjykatësit, natyrisht që ne shqetësohemi”, tha Davitkovski.

Ndryshe, edhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë doli kundër masave të cilat i propozoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev./Telegrafi/


Related posts

Pas 19 viteve, Komuna e Likovës sjell vendim për ngritjen e lapidarit në Sllupçan

admin

Mbyllet spitali “Plodnost” në Manastir pasi një mjek del pozitiv ndaj Covid 19

admin

Qyteti i Shkupit me masa krize për kulturën, “Kultura në kohë Korone”

admin

Mançevski: Edhe në MPB ka të infektuar me Covid-19

admin

Ora policore, të punësuarit në fabrika me leje të posaçme

admin

Spasovski dhe Ademi në “TV Klasa” apeluan që fëmijët t’i respektojnë masat për mbrojtje

admin