Covid-19, varroset nën masa të rrepta sigurie viktima e djeshme/ E pranishme vetëm bashkëshortja

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit, 71-vjeçari F.M, i prekur nga Covid-19.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

I ndjeri vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer në mushkëri, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në funeral ndodheshin edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës ,direkt në varrezat e qytetit.

Related posts

Lajmërohet Vjosa Osmani me një kërkesë: Mos e luftoni njëri tjetrin

admin

Hoti priti komandantin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

admin

Ministria e Shëndetësisë: Bordi i SHSKUK’së ishte jofunksional

admin

Koronavirusi vret një tjetër person në Shqipëri

admin

Virusi korona, shënon rritje numri i të infektuarve në rajon

admin

BE 50 mln € për Shqipërinë kundër CoVid-19, reagon Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

admin