Coronavirus: Këshillat e rreme të shëndetit të cilat duhet t’i injoroni

Coronavirus po shpërndahet në çdo ditë e më shumë vende, dhe për momentin nuk ekziston një kurë. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndaluar shpërndarjet e tepërta të këshillave të shëndetit, të cilat variojnë nga relativisht të padëmshme, në këshilla realisht të rrezikshme.

Kemi parë disa prej këtyre këshillave shumë të shpërndara së fundmi, duke krahasuar me atë çfarë thotë shkenca.

  1. Hudhra

Shumë poste të cilat rekomandojnë ngrënien e hudhrës për të parandaluar infektimet janë duke u shpërndarë në Facebook.

Por, Organizata Botërore e Shëndetit thotë që, edhe pse hudhra është një ushqim i shëndetshëm që ka disa veti antibakteriale, nuk ekziston asnjë provë që ngrënia e hudhrës mund të mbrojë njerëzit nga virusi i ri.

Në shumë raste, këto kura nuk janë të dëmshme në vetvete, përderisa nuk të ndalojnë nga marja e ilaçeve të rekomanduara nga specialistë mjekësorë.

Media Kineze, The South China Morning Post, nxori një lajm për një grua e cila u çua në trajtim në spital për shkak se kishte fyt të inflamuar pasi kishtë ngrënë 1.5 kg hudhër të pagatuar.

Në përgjithësi, e dimë që ngrënia e frutave dhe perimeve, si dhe pirja e rregullt e ujit është gjë e mirë për shpëndetin. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që një ushqim i caktuar mund të luftojë këtë virus.

  1. Dezifektant duarsh i bërë në shtëpi

Për shkak të kërkesave të mëdha, ka mungesë të madhe xheli dezinfektant për duart nëpër gjithë botën.

Në Itali, menjëherë sapo dolën këto lajme për mungesë të këtij produkti, filluan të shpërndaheshin recetat për xhel të bërë në shtëpi nëpër rrjete sociale.

Por këto receta realizojnë një produkt i cili, sipas shkencëtarëve, është më i përshtatshëm për pastrim sipërfaqesh, dhe jo për përdorim direkt në lëkurë.

Xheli me bazë alkooli zakonisht gjithashtu përmban emollient, përbërës i cili i bën më të butë për duart, edhe pse ka 60-70% përmbajtje alkooli.

  1. Pirja e ujit çdo 15 minuta

Një post, i kopjuar nga disa llogari të ndryshme në Facebook, citojnë një “doktor japonez”, i cili rekomandon pirjen e ujit çdo 15 minuta, në mënyrë që trupi të largojë çdo virus që mund të jetë futur nëpërmjet gojës. Një version në gjuhën arabe është shpërndarë më shumë se 250,000 herë.

Profesori Trudie Lang në Universitetin e Oxford-it thotë që nuk ka asnjë mekanizëm biologjik i cili suporton teorinë që mund të shpëlash një virus respirator poshtë stomakut dhe ta vrasësh.

Infektime si koronaviruss futen tek trupi nëpërmjet traktit të frymëmarrjes kur ti merr frymë. Disa prej tyre mund të futen brenda gojës, por pirja e vazhdueshme e ujit nuk do të të parandalojë nga kapja e virusit.

Gjithsesi, hidratimi i vazhdueshëm dhe pirja e rregullt e ujit është një këshillë e mirë mjekësore.

  1. Nxehtësia dhe shmangia e akulloreve

Ekzistojnë shumë variacione të këshillës e cila thotë që nxehtësia vret virusin, duke rekomanduar pirjen e ujit të ngrohtë apo larjen në vaskë me ujtë të nxehtë, si dhe përdorimin e tharëses së flokëve.

Deri tani ekzistojnë prova të cilat thonë që virusi nuk mbijeton gjatë jashtë trupit në stinën e verës, por Akoma nuk dihet se si nxehtësia ndikon tek ky virus i ri.

Ngrohja e trupit apo ekzposimi i trupit ndaj diellit, për ta bërë jomikpritës për virusin, sipas specialistëve është totalisht e padobishme. Nëse virusi ndodhet në trupin tënd, nuk ke si e vret – trupi yt duhet ta luftojë vetë.

Larja e çarçafëve ose peshqirëve në 60 gradë Celsius rekomandohet, pasi mund të vrasë çdo virus që ndodhet aty. Por nuk është opsion i mirë për të larë lëkurën.

Related posts

Partitë shpalosin sloganet e tyre për zgjedhjet e 15 korrikut

admin

Virusi Korona, Thaçi: Merrni seriozisht situatën, rrini në shtëpi

admin

Moti sot me diell, temperatura deri në 34 gradë Celsius

admin

Kafenetë dhe restorantet do të hapen së shpejti, me një mënyrë të veçantë funksionimi

admin

Covid-19, 84 persona lëshojnë karantinën shtetërore

admin

Doriev te Shkëndija, Radeski te Akad. Pandev?

admin