Australianët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, mijëra qytetarë ia mësyjnë plazheve

Kur duket se coronavirusi i ri ka kapluar thuajse të gjithë globin, ka disa qytetarë që tregohen kokëfortë dhe nuk pajtohen me urdhrat dhe këshillat e dhëna nga qeveritë.

Rasti më i fundit na vjen nga Australia. Edhe pse kryeministri i vendit Scott Morrison, ka urdhëruar që qindra plazhe të mbyllen, mijëra australianë kanë “pushtuar” plazhet, në këtë rrezik të “heshtur” si pasojë e virusit korona.

Po ashtu në vazhdën e masave parandaluese  për COVID-19, kryeministri Morrison me anë të një konference shtyp urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve, kafeneve dhe restoranteve në Australi, gjithashtu u urdhërua mbyllja e dyzinë plazhesh në Sidney.

Ndërkaq, deri më tani në të gjithë kontinentin Australian, janë regjistruar 1,354 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve deri më tani është fiksuar në 7 persona, shkruajnë mediat e huaja. 

Related posts

Sporti i çiklizmit sfidon pandeminë “Covid 19”

admin

Ulet sërish numri i vdekjeve në Itali

admin

Si filloi e gjitha: Një nga pacientët e parë të coronavirusit në Kinë tregon se kur iu shfaqën simptomat e para dhe çfarë i thanë mjekët në fillim

admin

Covid-19, Turqia do ndërtojë dy spitale në Stamboll

admin

Katar, 49 mijë euro gjobë ose tre vite burg për mosmbajtje të maskës

admin

Situatë e tensionuar mes dy Koreve

admin