6 deputetë të Zvicrës i kërkojnë LDK-së ta tërheqë mocionin ndaj Qeverisë

Gjashtë deputetë nga Zvicra i kanë drejtuar një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje me situatën e krijuar pas shkarkimit të ish-ministrit të MPBAP-së, Agim Veliu. Në letrën e gjatë deputetëve zviceranë thuhet se rrëzimi i Qeverisë nuk duhet të ndodhë në këto momente, pas paraqitjes së COVID-19 edhe në Kosovë.

“I bëjmë apel edhe LDK-së, e cila është partner koalicioni i Vetëvendosjes bashkëqeverisëse të kryeministrit Kurti. Pas shkarkimit kontrovers të ministrit të saj Agim Veliu, kjo parti kërcënon se do të braktisë qeverinë apo do ta rrëzojë atë me mocion mosbesimi. Në këto kohëra të tensionuara ne paralajmërojmë urgjentisht që të hiqet dorë nga këto lojëra politike. Rrëzimi i qeverisë së popullarizuar do ta fuste Kosovën në një situatë të pakëndshme politike në valën e koronavirusit”, thuhet mestjerash në deklaratën e deputetëve.

Kjo është deklarata e plotë:

Deklaratë për situatën aktuale në Republikën e KosovësZvicra ka qenë ndër vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këto dy vende kanë një lidhje të ngushtë. Gjatë viteve të tmerrshme të luftës 50’000 njerëz nga Kosova kanë gjetur në Zvicër një atdhe të dytë. Ata dhe familjet e tyre sot vetëkuptueshëm janë pjesë e Zvicrës. Që nga shpallja e pavarësisë, Konfederata e Zvicrës është angazhuar në të gjitha fushat për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme, të institucioneve për sundimin e ligjit dhe atyre të sigurisë sociale si dhe për një gjendje stabile të sigurisë në Kosovë.

Lidhjet familjare, kulturore, miqësore dhe politike janë edhe sot të rëndësishme për të dy palët. Ne, nënshkruesit e këtij apeli, e ndiejmë veten thellësisht të përkushtuar për të ruajtur këtë miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve tona.Botën e ka përfshirë koronavirusi.
Edhe në Republikën e Kosovës gjendja është serioze. Si në vende të tjera edhe në Kosovë qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të kufizuar me vendosmëri përhapjen e virusit. Por ne po e përcjellim me shqetësim të madh se si qarqe të caktuara politike po përpiqen që krizën ta shfrytëzojnë në dobi të tyre. Sidomos e kemi fjalën për presidentin Hashim Thaçi dhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, partia e të cilit është pjesë e qeverisë.

Ne e hedhim poshtë me vendosmëri përpjekjen e kryetarit Hashim Thaçi që, duke marrë si shkas koronavirusin, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu t’ia marrë kompetencat qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti. Një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë dhe do ta shkatërronte pjekurinë e sapoarritur demokratike të Kosovës.I bëjmë apel edhe LDK-së, e cila është partner koalicioni i Vetëvendosjes bashkëqeverisëse të kryeministrit Kurti.

Pas shkarkimit kontrovers të ministrit të saj Agim Veliu, kjo parti kërcënon se do të braktisë qeverinë apo do ta rrëzojë atë me mocion mosbesimi. Në këto kohëra të tensionuara ne paralajmërojmë urgjentisht që të hiqet dorë nga këto lojëra politike. Rrëzimi i qeverisë së popullarizuar do ta fuste Kosovën në një situatë të pakëndshme politike në valën e koronavirusit.U bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë që të japin kontributin e tyre në shtendosjen e situatës.Qeveria e re sapo ka marrë detyrën dhe deri më tani nuk ka dhënë ndonjë arsye për mosbesim.Përkundrazi, kjo qeveri gëzon respekt të madh në arenën ndërkombëtare. Nëse qeveria Kurti do të rrëzohej me pretekste bajate apo do t’i merreshin kompetenca me urdhëresa të gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë vendet si Zvicra do të rishqyrtonin thellësisht vlerësimin dhe rrjedhimishtedhe marrëdhëniet me Republikën e Kosovës.

Në 20 vitet e fundit Zvicra jep kontribut me forca speciale dhe në bashkëpunim me vendet e tjera për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Për zgjatjen e mandatit ka qenë e paraparë të votohet në sesionin e fundit të parlamentit, por për arsye të njohura që lidhen ne koronavirusin është shtyrë. Tiana Angelina Moser, deputete nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP) dhe kryetare e Komisionit të politikës së Jashtme Doris Fiala, deputete nga Partia Liberale (FDP) dhe bashkëkryesuese e Grupit Parlamentar Zvicër KosovëCédric Wermuth, deputet i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryesues i Grupit Parlamentar Zvicër-KosovëFabian Molina, deputet nga Partia Socialdemokrate (SP)Sibel Arslan, deputete nga Partia e Gjelbër (GPS) dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të EuropësNiklaus-Samuel Gugger, deputet nga radhët e Partisë Popullore Evangjeliste (EVP) dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Related posts

Hoti takon presidentin e KE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave

admin

​LDK FAJËSON VV-NË PËR SHKAKTIM TË KRIZË POLITIKE NË KOSOVË

admin

Deklarata e plotë e Presidentit kundër vendimit të Albin Kurtit

admin

Kurti përmes një video-mesazhi të gjatë, numëron të arriturat e qeverisë për 3 muaj

admin

Kosovë, seancë kuvendore për shkarkimin e Qeverisë Kurtti

admin

Virusi korona, shënohet viktima e 5 në Shqipëri

admin