Virusi korona, Kina dërgon ndihma në Serbi

Serbia mori ndihma nga Kina për të luftuar koronavirusin. Pasi u vu në një situatë të vështirë nga kufizimi i eksporteve të pajisjeve mjekësore në Bashkimin Europian, Beogradi i kërkoi ndihmë Kinës.

Kina dërgoi gjashtë mjekë, respiratorë dhe maska në Serbi të shtunën për të ndihmuar autoritetet e vendit të luftojnë kundër përhapjes së infeksionit të koronavirusit. Ndërsa përshëndeti mjekët kinezë, presidenti Aleksandar Vuçiç puthi flamurin kinez.

“Një falënderim të madh shkon për presidentin Xi Jinping, Partinë Komuniste dhe popullin kinez,” tha Vuçiç, gjatë një ceremonie të organizuar në aeroport pas mbërritjes së ndihmave. Autoritetet serbe kanë raportuar 171 vetë pozitivë me covid-19 dhe një viktimë.

Serbia ka kritikuar Bashkimin Europian se i ka kthyer shpinën dhe iu drejtua për ndihmë Pekinit.

Të premten qeveria njoftoi masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit, duke mbyllur kafenetë, restorantet dhe parqet, ndërsa qytetarët ndalohen të qarkullojnë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit. Pavarësisht masave, ekspertët e shëndetësisë kanë lajmëruar se piku i epidemisë pritet gjatë javëve në vazhdim.

Presidenti Vuçiç ka lajmëruar se një prej sallave të konferencave të Beogradit do të kthehet në një spital me 3,000 shtretër për të infektuarit me koronavirus.

Ekspertët e shëndetësisë së Kinës do të bashkëpunojnë homologët e tyre të Serbisë dhe do t’u propozojnë masa për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ambasadori kinez në Beograd, Chen Bo, tha se ndihma u dha për të treguar “miqësinë e çeliktë” midis dy vendeve.

Serbia, e cila synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me Kinën në të kaluarën. Pekini i ka ofruar Beogradit miliarda dollarë kredi për të ndërtuar autostrada, hekurudha dhe centrale elektrike.

Related posts

Myler vazhdon kontratën me Bajernin deri më 2023

admin

Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

admin

‘Duhet të durojmë edhe gjashtë muaj’, çfarë po paralajmëron ministri italian i Shëndetësisë

admin

Mbi 4 milionë euro gjobë për 14 kompani të derivateve të naftës në Kosovë

admin

Lutfi Haziri: Nuk e largojmë Vjosën nga partia

admin

Kusari-Lila: Ndodhi maskarada politike në mes të luftës me pandeminë

admin