Veseli reagon pas viktimës së parë nga koronavirusi: Shpresoj që ky rast të jetë i fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar rastin e parë të vdekjes si pasojë e koronavirusit në vend, njofton Klan Kosova.

Veseli ka thënë përmes një postimi në Facebook, se shpreson se ky rast të jetë i fundit në Kosovë.

Tutje ai ka theksuar se u bën thirrje të gjitha institucioneve që të kenë fokusin te pandemia që po rrezikon botën.

Postimi i plotë:

“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.

Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.

Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.

Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”.

Related posts

“Mos bërtit a more vesh”, Vjosa Osmani përplaset me deputetin e LDK-së

admin

TËRMKOLLI: ALBINI PËRMENDI GJAKDERDHJE SI MESUESIT E TIJ REXHEP QOSJA E ADEM DEMAÇI

admin

Beyer mesazh Borellit: Mos mendoni që Gjermani do të pranoj ndryshimin e kufijve të Kosovës

admin

14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

admin

Thaçi: Grupi i Kurtit duhet të sqarohet për vetëvrasjen në konvikt dhe rastin Pacolli

admin

Arben Gashi “kapet“ me përkrahësit e Albin Kurti

admin