THAÇI PAS TËRMETIT: POPULLI I KOSOVËS SOLIDARIZOHET ME POPULLIN MIK KROAT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Zagrebin.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka uruar që shteti i Kroacisë ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet.

Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shembjet e shkaktuara nga ky tërmet në Kroaci.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.

Related posts

Nëntë raste të reja në Shqipëri, 53% e të prekurve me COVID-19 janë meshkuj

admin

Zgjedhjet në Serbi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues absolut partinë e Vuçiqit

admin

Kosovë, seancë kuvendore për shkarkimin e Qeverisë Kurtti

admin

Vendet e rajonit nisin me masat lehtësuese

admin

10 gjërat që kanë blerë më shumë shqiptarët në Shqipëri këto ditë

admin

Thaçi fillon nesër konsultimet, të parin e pret Kurtin

admin