Thaçi kërkon gatishmëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes së viktimës së parë nga koronavirusi në Kosovë.

Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Related posts

Komandant Lata: Lulëzim Basha ishte aty kur u arrestova, kishte maskë, por e njoha

admin

Greqia përgatitet për turistët

admin

E KONFIRMON POLICIA: SERBI I DEHUR ARRESTOHET TE SHTËPIA E PRESIDENTIT THAÇI, SHFAQI SHENJA TË URREJTJES

admin

Koronavirusi: “Duda Balje: Mezi po pres …”

admin

Thaçi nga QKUK apel qytetarëve: Rrini në shtëpi

admin

3 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 94

admin