Tërmetet e fuqishme në Kroaci, shënohet viktima e parë

Një fëmijë 15-vjeçar është viktima e parë e tërmeteve të njëpasnjëshme në Zagreb, konfirmoi Instituti i Mjekësisë Urgjente me qendër në Zagreb për agjencinë kroate të lajmeve HINA, transmeton Alsat.

“Morëm një telefonatë për rrënim të një objekti. Ekip i ambulancës doli në terren dhe ka gjetur një fëmijë të lënduar rëndë, i cili nuk po tregonte më shenja jete”, tha Zharko Rasiç, drejtor i Institutit të Mjekësisë së Urgjencës.

Fëmija u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

Tri tërmete kanë ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, konkretisht në Zagreb me rrethinë.Dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes dhe shkaktuan dëme në ndërtesa.

Tërmeti i parë i fortë me 5.3 zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Në 7.01 të mëngjesit, një tërmet i ri u ndje në Zagreb. Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë.

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara, shkruan Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare në Twitter./Alsat

Related posts

Këto janë kafshët më të pabesueshme që keni parë ndonjëherë (FOTO)

admin

Fuqia e luleshtrydheve: Ulin rrezikun e këtyre sëmundjeve në 40%

admin

Coronavirusi mund të jetojë edhe në sipërfaqe të pemëve dhe perimeve. Si duhet të veproni para se t’i konsumoni?

admin

Nora Istrefi pranon sfidën, publikon fotografitë kur ishte fëmijë

admin

WhatsApp do limitojë ridërgimin e mesazheve

admin

Infantino: Gati për skenar të keq, por FIFA do të ndihmojë

admin