Tërmetet e fuqishme në Kroaci, shënohet viktima e parë

Një fëmijë 15-vjeçar është viktima e parë e tërmeteve të njëpasnjëshme në Zagreb, konfirmoi Instituti i Mjekësisë Urgjente me qendër në Zagreb për agjencinë kroate të lajmeve HINA, transmeton Alsat.

“Morëm një telefonatë për rrënim të një objekti. Ekip i ambulancës doli në terren dhe ka gjetur një fëmijë të lënduar rëndë, i cili nuk po tregonte më shenja jete”, tha Zharko Rasiç, drejtor i Institutit të Mjekësisë së Urgjencës.

Fëmija u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

Tri tërmete kanë ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, konkretisht në Zagreb me rrethinë.Dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes dhe shkaktuan dëme në ndërtesa.

Tërmeti i parë i fortë me 5.3 zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Në 7.01 të mëngjesit, një tërmet i ri u ndje në Zagreb. Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë.

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara, shkruan Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare në Twitter./Alsat

Related posts

Osmani: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

admin

“Më qëlloi të jem në krye në këtë kohë të mallkuar”, Rama: Nuk dimë dot se në çfarë pike do të na bien të ardhurat

admin

Greqia rihap disa linja ajrore dhe detare

admin

Kosovë, dezinfektohen paratë e gatshme

admin

Futbolli në Shqipëri do të rinis më 3 qershor?!

admin

​Kosovë, gjenden dy persona të vdekur

admin