Suarez paralajmëron rikthimin: Kur Barcelona të kthehet në veprim, unë do të jem gati të luaj

Luis Suarez është i bindur se do të jetë i aftë të luajë kur Barcelona të kthehet në veprim pas pezullimit të futbollit shkaku i coronavirusit.

Sulmuesi ka qenë jashtë fushave që nga janari pas një operimi në gju, por pritet të rikuperohet nëse La Liga rifillon në maj, ashtu siç po planifikon presidenti Javier Tebas. “Kthimi im është brenda mundësive që ne kemi menaxhuar dhe tani ka pasur një ndryshim, por ideja për t’u kthyer herët ishte e qartë”, ka thënë fillimisht Suarez.

“Doktori im po më thoshte që kam bërë shumë mirë dhe kjo më dha shpresë që të kthehem të luaj sa më shpejt”.

“Thënë ndryshe, tani kur ekipi kthehet në veprim, unë do të jem në gjendje të luaj”.

“Parashikohej të kthehesha në fillim të majit, por, pas takimeve që kam pasur me mjekët dhe për shkak të gjendjes së vazhdueshme që kam pasur, rikthimi do vjen më shpejt”.

Related posts

Pedro do të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea, sa shumë skuadra pas spanjollit

admin

Humbi babain për shkak të Koronavirusit, flet drejtori sportiv i Hondas

admin

Njukasëll jep shembull për gjithë skuadrat evropiane

admin

“Kapiteni” Lorik Cana ka një apel për shqiptarët

admin

Stahovski: Më ofruan 100 mijë dollarë për humbje në Melburn

admin

Mediat, Handanoviç nuk largohet nga Interi

admin