Solskajer mendon largimin e disa lojtarëve gjatë verës

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është duke peshuar të ardhmen e dyshes, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira.

Sipas mediumit britanik The Sun, Solskjaer injoroi dyshen në ndeshjet që çoi në pezullimin e përkohshëm të futbollit. Ai besoi se kishin nevojë për pushim pasi tifozët e Unitedit vazhdojnë t’i kritikojnë nga ndeshja në ndeshje.

Tani Solskjaer thuhet se është gati të dëgjojë ofertat për dyshen ndërsa formulon planet e tij për të ardhmen.

Në gjashtë ndeshjet para se coronavirusi të ndalte futbollin, Lingard filloi vetëm një herë – në fitoren e Kupës FA në Derby County.

Ndërkohë Pereira, 24 vjeç, bëri vetëm paraqitje si zëvendësues.

Në listën e largimeve gjenden edhe lojtarë tjerë si Sergio Romero, Marcos Rojo dhe Juan Mata. /Telegrafi/

Related posts

Pendohet Ozil: Më të zgjidhja Turqinë se sa Gjermaninë

admin

Xhordan, 100 mln dollarë për shoqatat për barazi racore

admin

Sanço në dilemë mes Mançesterit dhe Madridit

admin

Sikur të ndiente fundin: Dëshira e Maradonës që i shprehu shokut, familja nuk ia plotësoi

admin

Nga Ballack deri te Higuain: 10 humbësit më të mëdhenj në histori të futbollit

admin

Abraham përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

admin