Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në vendin tonë tashmë kemi rastin e parë të vdekjes nga virusi korona. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeçe.

“Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë  ndërsa më pas sipas protokollit është  transportuar në Klinikën Infektive”-theksoi Filpçe.

Ndryshe, në vendin tonë gjatë ditës së sotme  janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114. Sipas vendbanimit:  Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1)/Alsat

Related posts

MASH: Dekreti ku thuhet se procesi mësimor do të filloj me 18 maj është lajm i rremë

admin

Filipçe: Kurba epidemike shënon rënie që nga 15 prilli

admin

Për 24 orë 44 pacientë të prekur nga koronavirusi

admin

RMV thyen rekorde, vitin e kaluar ka importuar 41.479 automjete të përdorura

admin

Angellovska: Pagesa për TVSH-në gjatë muajit prill është ulur për 43 për qind

admin

Angellovska: Kemi tre skenarë për përballje me pasojat nga koronavirusi

admin