Rritet numri i të prekurve edhe në Shqipëri, shkon në 89 numri i përgjithshëm

Shënohen edhe 13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë shkon në 89 numri i përgjithshëm i të prekurve. Nga ana tjetër, tre pacientët e parë lënë spitalin, por shkon në 43 numri i të shtruarve në Infektiv.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, Albana Fico, ka informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri:

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Related posts

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë arsyeton shkarkimin e bordit të SHSKUK-së

admin

Ylli Limani e ka gati baladën e re të dashurisë

admin

Të shtunën votohet Qeveria Hoti

admin

Ramush Haradinaj thote se Albin Kurti i ka dy shtepi ne lagjen Marigona

admin

Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut

admin

Shqipëri, shënohet viktima e 35-të nga Covid-19

admin