Rina “thumbon” On Records, këshillë fansave: Kurrë mos bëni kontratë me shtëpi diskografike!

Largimi i Rina Balaj nga “On Records” u shoqërua me shumë thashetheme e polemika, madje përfaqësuesja e shtëpisë diskografike Edona Gashi tha se reperja i kishte mashtruar, kur tha se kishte nevojë për pak pushim nga muzika, e në fakt u shkëput thjesht për të vazhduar karrierën solo, me të dashurin e saj

Gjatë asaj kohe këngëtarja 20 vjeçare mbylli edhe llogarinë e dikurshme në Instagram, që menaxhohej nga On Records.

Rina, e cila tanimë duket tepër e lumtur e se ka gjeur veten, ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të komunikuar me fansat e saj.

Kur e kanë pyetur në Instastory se cila është këshilla që i jep atyre që aspirojnë të bëhen këngëtarë, e se cili është mesazhi që i jep fansave, ajo ka theksuar dy herë “Mos bëni kontratë me shtëpi diskografike”, një thumbim ky i hapur për “On Records”, me të cilët nuk pati një shkëputje paqësore.FOTO GALERI1/14

Top Channel

Related posts

Elon Musk bëhet baba për herë të gjashtë

admin

Kourtney Kardashian nuk heziton, ekspozon linjat trupore

admin

Vetë-izolimi dhe stresi: Si të mos e teproni me ushqimin

admin

Stresi, simptomat që nuk duhet të injoroni dhe ndikimi në organizëm

admin

Çfarë thotë për ty kafeja që bën në shtëpi?

admin

69 psikologë në shërbim të qytetarëve

admin