Qeveria franceze i ka “porositur 250 milionë maska” për mbrojtje nga coronavirusi

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Véran ka njoftuar se qeveria franceze i ka “porositur 250 milionë maska”, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në Francë, ku deri më tani nga Covid-16 kanë vdekur 562 persona, derisa 6,172 janë hospitalizuar.

Véran e bëri këtë njoftimin në një konferencë shtypi gjatë ditës së djeshme, derisa adresoi  shqetësimet e përhapura në lidhje me mungesat e maskave shëndetësore, për të mbrojtur stafin mjekësor dhe ata që janë më të rrezikuar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

“Ka një shqetësim në mendjen e të gjithëve, ka të bëjë me sigurimin e maskave dhe pajisjeve tjera mbrojtëse”, ka thënë ministri Véran.

“Përgjegjësia ime si ministër, është të bëj gjithçka për të siguruar që maskat mund të dorëzohen me kalimin e kohës. Megjithatë, megjithëse e di se sa kohë mund të zgjasin rezervat, nuk e di se sa do të zgjasë epidemia”, ka shtuar ai.

Momentalisht, Franca ka një numër të vogël të maskave të tipit FFP2, që janë efektive në mbrojtje ndaj coronavirusit. /Telegrafi/

Related posts

Vazhdon të bjerë numri i të infektuarve në Itali, por mbetet i lartë numri i viktimave

admin

Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor

admin

Pompeo: Partia komuniste kineze nuk na informoi në kohë për virusin

admin

Koronavirusi, 100 të vdekur në Nju Jork për 24 orë

admin

Izolimit të rreptë në Zelandën e Re po i vjen fundi

admin

Vatikan, kardinali rezulton pozitiv me koronavirus

admin