Përgjegjësi penale-juridike për mosrespektim të orës policore

Mosrespektimi i ndalesës për lëvizje nënkupton kryerje të veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore” gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit penal, ka bërë të ditur Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krejt kjo lidhur me vendimin e Qeverisë në territorin e mbarë vendit që të vendoset ndalesë e lëvizjes së popullatës në periudhën prej orës 21 deri ora 6, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektuese Kovid-19 dhe mbrojtjes së popullatës. “Për këtë vepër penale përgjigjet kur në kohën e epidemisë të ndonjë sëmundje të rrezikshme ngjitëse nuk veprohet sipas rregullave ose urdhrave me të cilat përcaktohet masë e çrrënjosjes së saj ose parandalimit. Për nenin 1, për të cilën është shkruar përgjegjësi e personit fizik, është paraparë dënim në para ose burg deri në një vit, ndërsa në bazë të nenit 2 nëse veprën e kryen person juridik, dënim në para deri në 30 milionë denarë”, shpjegojnë në komunikatën e tyre nga Prokuroria publike.

Related posts

Kartelë pagesore për kategori të caktuara të qytetarëve

admin

Filipçe: Prej sot dënohet mosrespektimi i dekretit për mbajtjen e maskave

admin

Zjarr pyjor në mes Bllacës dhe Bllacës së Epërme

admin

Teatri në pushim, aktorët vazhdojnë provat nga shtëpia

admin

Covid-19, 84 persona lëshojnë karantinën shtetërore

admin

ASh-AAA “PRO” interpelancës të Mexhitit për shkarkimin e Grubit dhe Osmanit

admin