Nga Tirana në Vlorë, shqiptarët i binden masave për të luftuar koronavirusin qytetet të heshtura

Nga Tirana, në Lezhë, Durrës apo Vlorë. Të gjitha qytetet shqiptare janë të heshtura këtë të diel marsi. Qytetarët shqiptarë nga Jugu në Veri i janë bindur masave kufizuese të lëshuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pandemisë së rrezikshme që ka futur botën nën kthetra.

Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura dhe se nuk ka pothuajse fare lëvizje përveç makinave të policisë

Edhe qytetarët durrsakë janë treguar të bindur dhe nuk kanë thyer masat e qeverisë. Të vetmit që mund të lëvizin janë ata që kanë leje nga autoritetet.

Vlora si rrallë herë është boshatisur që prej ditës së djeshme. Si kurrë më parë Lungomare është e zbrazur nga makinat dhe njerëzit. Rrallë kalon ndonjë patrullë policie ose ushtrie. Të gjitha rrugët janë të zbrazura dhe qytetarët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.

Përpos uniformave blu asnjë person nuk shihet në rrugët e Lezhës. Gjithçka është e heshtur dhe banorët duket se po e kuptojnë rrezikun që u kanoset. Gjatë ditës së sotme nuk raportohet për masa nga ana e policisë kundrejt këmbësorëve apo automjeteve. Edhe në spitalin e Lezhës, numri i pacientëve është zbehur totalisht nga frika e infektimit.

Related posts

71 përqind e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi

admin

Greqi/ Shkon në 40 numri i viktimave nga koronavirusi

admin

Infermierja shqiptare në faqen e parë të gazetës: Të gjithë për të shpëtuar Italinë

admin

Greqi, rihapen 63 000 biznese hoteliere dhe restorante

admin

Haradinaj flet për raportet e tij me presidentin Thaçi

admin

KJO ËSHTË “MARRËVESHJA SEKRETE” KOSOVË-SERBI, PËR TË CILËN PO FLASIN TË GJITHË

admin