Në Maqedonin prej nesër 14 pika për test nga koronavirusi

Prej nesër nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga koronavirusi në territorin e shtetit, përcjell GazetaExpress nga In7.

Në Shkup pikat do të jenë në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandsanski”, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të publikohen informacione për pesë qendra në mbarë vendin.

“Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë e cila duhet të plotësohet me algoritëm që do të tregojë në atë nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Pas takimit të djeshëm koordinues me Shoqatën e mjekëve amë ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve”, ka thënë Filipçe.

Ai ka përsëritur se Call- qendra është veçmë në funksion nga fundjava dhe se gjatë kohës së ditëve të punës do të punohet me kapacitet të shtuar të njerëzve me qëllim të shmangen pritjet.

Related posts

Pendarovski: Për momentin nuk ka nevojë për gjendje krize edhe për rajonet e tjera në shtet

admin

Zvicër, vriten babai dhe djali i tij nga Maqedonia e Veriut

admin

Shkelën orën policore, arrestohen 21 persona

admin

Punëdhënësit nuk kanë të drejtë të largojnë nga puna të punësuarit gjatë tre muajve të ardhshëm

admin

Boki 13: Me Ruskoskën kemi pasur edhe biseda private në 1TV

admin

Rrëshqet nga binarët treni i relacionit Gjevgjeli-Trubarevë, nuk ka të lënduar

admin