Në Angli planifikojnë nisjen e kampionatit

Në Angli po përpiqen të planifikojnë rinisjen e kampionatit. Një ide është starti më 1 Qershor dhe deri atë ditë ndajnë 10 javë sipas gazetës “The Telegraph”.

Një kohë e mjaftueshme për të vendosur. Plani është që të luhet me dyer të mbyllura dhe gjithçka të përfundojë më 12 Korrik.

Pezullimi në fuqi zgjat deri në 30 Prill, por duket se kjo datë nuk është e mundur, duke parë përhapjen e koronavirusit në Angli dhe masat që po merr qeveria. Nëse plani i klubeve të Premier League realizohet, mund të mendohet më qetë për sezonin e ardhshëm që është planifikuar të nisë më 8 gusht.

Të martën e kaluar UEFA u konsultua me federatat, duke i kërkuar që të përfundojnë kampionatet brenda 30 Qershorit, por duket se një gjë e tillë do të jetë e vështirë, pasi të infektuarit nga koronavirusi po shtohen kudo.

Tv Klan

Related posts

Sanço në dilemë mes Mançesterit dhe Madridit

admin

“MVP” i NBA-s, rreshtohet në protestat në SHBA

admin

Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet në tetor ose nëntor?!

admin

Përgatitet terreni i gjelbër për sfidën Maqedoni – Kosovë

admin

Presidenti i UEFA-s jep afatin e fundit kur duhet të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

admin

FFK, me pako emergjente për klubet sportive

admin