Lideri suprem i Iranit refuzoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara për parandalimin e coronavirusit, akuzoi amerikanët se janë fajtorë për krijimin e kësaj pandemie

Duke i akuzuar se janë pikërisht amerikanët që e kanë krijuar këtë pandemi, lideri super i Iranit e ka refuzuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për trajtimin e coronavirusit në Iran, ku është përhapur në masë të madhe.

Ofertën për ndihmë nga SHBA-të, Ayatollah Ali Khomenei e ka konsideruar si të çuditshme dhe i quajti amerikanët “sharlatanë”, derisa bëri një paraqitje televizive, transmeton Telegrafi.

Irani është shteti më i goditur nga coronavirusi në Lindjen e Mesme, ku deri më tani si pasojë e kësaj sëmundjeje janë shënuar më se 1,500 vdekje, derisa 20,610 janë të infektuar.

Me gjithë tensionet e ngritura midis këtyre dy armiqve të vjetër, Uashingtoni i ka ofruar ndihmë humanitare Iranit, që po lufton me shpërthimin e coronavirusit.

Duke refuzuar ndihmën, Khamenei përmendi një teori të pabazuar komploti, se virusi mund të jetë prodhuar në laborator nga Shtetet e Bashkuara.

“Amerikanët kanë ofruar disa herë të ndihmojnë Iranin, që të ndalojë përhapjen e virusit… Ju jeni akuzuar për krijimin e këtij virusi. Nuk e di nëse është e vërtetë, por është e çuditshme që ju dëshironi të ndihmoni Iranin”, ka thënë Khamenei.

“Përveç faktit që keni mungesa në luftën tuaj kundër virusit, po sikur të na jepni një ilaç që do të ndihmojë që virusi të mbetet në Iran përgjithmonë?”

Komente të Khameneit, vijnë në kohën kur Irani po përballet me sanksionet amerikane, që ia  bllokojnë këtij shteti të shesë naftën bruto dhe të hyjë në tregjet financiare ndërkombëtare. /Telegrafi/

Related posts

Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Rusi

admin

Jashtë kontrollit situata në Spanjë, 200 vdekje brenda ditës

admin

Lajmi i madh për njerëzimin mbarë, mjekët irakien zbulojne ilaçin edhe vaksinën

admin

SHBA-ja e shqetësuar nga kërcënimi i sulmeve kibernetike kundër sektorit të shëndetësisë në Çeki

admin

Britani e Madhe – 209 viktima të reja për 24 orë

admin

BE me masa kundër dezinformimit lidhur me Covid-19

admin