Kosova as në këtë luftë s’është e vetme, mbërrin donacioni humanitar mjekësor nga Holanda

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, përmes një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se një donacion humanitar mjekësor nga Holanda ka mbërritur në vendin tonë.

“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Donacioni përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë, etj..

“Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj miqtë e Kosovës në Holandë, nga Ambulance voor Kosovo, për donacionin dhe kompaninë Mitrofresh për ndihmën për magazinimin e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ekipin e Ambasadës së Kosovës në Hagë, për përkushtimin e tyre, si dhe për institucionet e Kosovës për kompletimin e shpejtë të dokumentacionit dhe dhënien e lejes për hyrjen e kontingjentit humanitar.

Të gjithë atyre që janë prekur nga kjo sëmundje dhe atyre që qëndrojnë të izoluar, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, u dëshirojmë tejkalim sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj pandemie, e cila ka prekur rëndë edhe Holandën, ku edhe ne si diplomatë të Kosovës qëndrojmë të izoluar, por edhe aktivë njëkohësisht, për t’iu dalë në ndihmë komunitetit tonë këtu”, shkruan ambasadori kosovar.

Derisa përfundon këtë me këtë fjali postimin “Kosova nuk është e vetmuar dhe, së bashku me miqtë e saj, do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”.

Related posts

Në këtë orë kryeparlamentarja Osmani njofton se çfarë është bërë në kryesi për mocionin

admin

Vdes aktorja e madhe, Leze Qena

admin

APELI I METËS PËR QYTETARËT: MOS BËNI EKSPERIMENTE NË KËTO MOMENTE KRITIKE

admin

Nënkryetari i AAK-së mesazh VV-së: Me Facebook nuk fitohen zgjedhjet

admin

Nurellari: Duke mos bërë mjaftueshëm testime qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës po dështojnë në luftën kundër koronavirusit

admin

BE 50 mln € për Shqipërinë kundër CoVid-19, reagon Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

admin