Instituti kroat e demanton veten, tash thotë se s’ka të vdekur nga tërmeti

nstituti i Mjekësisë Emergjente në Kroaci e ka demantuar veten dhe e ka ndryshuar deklaratën në lidhje me viktimën e raportuar.

Disa minuta më parë, ky institut vetë e kishte konfirmuar vdekjen e një fëmijë 15-vjeçar nga tërmeti, transmeton Gazeta Express.

“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, kishte thënë më herët Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb, shkruan “Reuters”.

Sidoqoftë, më vonë u tha se fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, por nuk ka ndërruar jetë. Zagrebi u godit nga një tërmet prej rreth pesë ballësh të Rihterit në orët e hershme të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe vetura.

Related posts

Qëndrimet ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit mbeten ato që kanë qenë

admin

Kosnett takohet me Thaçin: Qeveria e re të formohet në pajtim me Kushtetutën

admin

​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime

admin

Haziri thumbon Abazin: Oportunistët politikë, po mundohen të mbulojnë veten nën çadren e Albin Kurtit

admin

Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, i mbetet Kurtit të vendosë nëse do të punojë me ta, ose t’i lirojë siç bëri me Hotin

admin

Rama pranon gabimin dhe kërkon falje publike: Rashë dhe unë viktimë! Videoja është bërë në Algjeri

admin