Haziri krenar me Agim Veliun: Nuk e ndalën plumbat, e lërë më akuzat e ulëta të militantëve

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje ish-ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliut. Haziri ka thënë se Veliun nuk e ndalin akuzat e militantëve të një partie me ideologji tjetër.

‘’Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër’’, ka thënë Haziri.

‘’Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…’’

Ai ka shtuar se tendencat për lincim pubik ndaj Veliut janë të ulëta, duke shtuar se Veliu është një ‘’rugovist’’ i cili ka punuar për liri, pavarësi dhe demokraci.

‘’ Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!’’, shkruan Haziri. /Express/

Related posts

Gjuriq reagon pasi Kosova heq reciprocitetin

admin

​35 vite nga vdekja e Enver Hoxhës

admin

Limaj në përvjetorin e rënies së Luanit: Gjenerali që ka movituar mijëra ushtarë të UÇK-së

admin

10 gjërat që kanë blerë më shumë shqiptarët në Shqipëri këto ditë

admin

Greqia raporton numrin më të vogël të të infektuarve nga 12 marsi

admin

Hoti: Nuk shkoj në Uashington për të diskutuar për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh

admin