Haradinaj: Kosova sot pësoi nga pandemia, por edhe nga keqmenaxhimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që ka pranuar me pikëllim lajmin për viktimin e parë nga Covid 19, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka fajësuar institucionet për këtë situatë duke thënë Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keqmenaxhimi.

Postimi i plotë:

Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi.

Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë.

Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri.

Related posts

Kuçi thotë se ndryshe raportohet në media, e ndryshe flet qeveria për situatën sociale në Kosovë

admin

Borrell: Zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë, por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

admin

Nisin hetimet për të gjetur personin që kërcënoi me jetë Albin Kurtin

admin

OLLURI: QEVERIA KURTI PO I FAVORIZON DOSTAT E HAKI ABAZIT

admin

Daçiq thyen sërish zotimin, falënderon Meksikën që s’e njeh Kosovën

admin

Në Gostivar katër persona kanë shkelur orën policore

admin