Gjermani/ Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Koronavirusi

Rinia feston party dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër koronavirusit, pasi mendon, se ajo nuk i prek të rinjtë. Por në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj.

„Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Wendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing. Wendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani. „Kjo duhet t’i shkundë të gjithë, që të respektojnë masat e higjienës dhe rregullat.” Rreziku nga virusi i ri është nënvlerësuar shumë në fillim, si nga politika edhe nga shkenca, pranon Wendtner.

OBSH: “Ju nuk jeni të pathyeshëm”

Veçanërisht të rrezikuar janë personat e moshuar dhe të sëmurët, por edhe pacientët me shëndet të mirë, por me probleme me mushkërinë, si për shembull duhanpirësit dhe pacientët me astma, shpjegon shefi i klinikës. Edhe diabetikët dhe njerëzit me tension të lartë të gjakut janë të rrezikuar, sepse tensioni i lartë bën që të mos furnizohen mirë organe si mushkëria. Modelet epidemiologjike kanë treguar, se efektet e mbylljes së shkollave dhe dyqaneve më së herëti do të duken pas tre javësh, thotë Wendtner.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura. „E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. “Ju nuk jeni të pathyeshëm.” Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19. “Por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”, tha Tedros. “Ky virus mund të thotë edhe për ju shtrim disajavor në spitale, ose edhe mund t’iu vrasë.”

Top Channel

Related posts

Ekonomia botërore, në krizë më të thellë se në vitin 2008

admin

Mjekët këshillojnë: Fëmijët nxirrni jashtë shtëpisë, por jo në park

admin

I maskuar kokë e këmbë, Putin viziton nga afër pacientët e prekur nga koronavirusi (VIDEO)

admin

​Numri i të prekurve me koronavirus në Holandë kalon mbi 25.000

admin

Gjermani, piku i infektimit me koronavirus pritet në muajin qershor

admin

Pëson ndryshime instagrami i princit William dhe Kate pasi Harry & Meghan lanë mbretërinë

admin