Filiçe: Po shqyrtohet përdorimi i hidroklorikinës me azitromicinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se organet kompetente në vendin tonë po shqyrtojnë përdorimin e kombinimit të plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën si terapi kundër virusit korona.

“Ata janë të dhëna të fundit në lidhje me kombinimin e atyre dy ilaçeve kundër malarias dhe një antibiotiku. Ata tani te ne janë në fazë të përgatitjes së protokollit nga Fakulteti i farmacisë, nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrton protokollin do të prezentohen studimet klinike dhe do të merret vendim. Ne e kemi antibiotikun. Formën e ilaçeve kundër malarias nuk e kemi. Kemi komunikuar për ta siguruar”-pohoi Filipçe.

Hidroklorikin përdoret për  të trajtuar  malarian, ndërsa azitromicina është  antibiotik që përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme./Alsat

Related posts

Afro 325 mijë qytetarë do të marrin kartela pagesore

admin

Qeveria s’ka vendim për pagat e nëpunësve shtetëror

admin

Filipçe: S’ka nevojë për karantinë në Kumanovë

admin

Sot qeveria mori masa për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve për ditën e shtunë dhe të diel, ja nga sa ora ndalohet lëvizja

admin

Ademi: Pres që me 1 shtator nxënësit të kthehen nëpër shkolla

admin

Filipçe: Kulmi i koronavirusit në shtet në fund të muajit prill

admin