Drejtuesit e Ligës Premier po punojnë për planin e rifillimit të sezonit

Drejtuesit e Ligës Premier tani po punojnë për rifillimin e sezonit më 1 qershor.

Sezoni aktual u shty deri në të paktën 30 prill pas një takimi të të gjitha klubeve të Ligës Premier javën e kaluar pas përhapjes së shpejtë të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë Megjithatë, sipas medieve angleze, drejtuesit e Ligës Premier tani po punojnë për rifillimin e sezonit më 1 qershor.

Pjesa tjetër e sezonit do të përfundonte brenda një periudhe gjashtë javore.

Liga Premier po formulon një plan përmes të cilit luhen ndeshjet brenda një periudhe të shkurtër kohore për të lejuar që sezoni 2020-21 të fillojë më 8 gusht ashtu siç është caktuar.

Një numër diskutimesh janë zhvilluar midis klubeve të Ligës Premier qëkurse futbolli u ndalua përpara fundjavës së 14-16 marsit. /Telegrafi/

.

Related posts

Skuadrat të ndara, 6 nuk duan të vazhdojë sezoni

admin

Guardiola, 1 mln euro në luftë kundër “Covid 19”

admin

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona

admin

Hysaj fiton besimin e Gatusos, qëndron te Napoli

admin

Stahovski: Më ofruan 100 mijë dollarë për humbje në Melburn

admin

Virologu gjerman: Futbolli mund të mos kthehet deri në vitin 2021, as me dyer të mbyllura

admin