Coronavirus, boksieri siguron 700 mijë maska dhe 50 mijë teste

Manu Pakuao thotë se ai nuk ka frikë të vdesë, pasi ndihmon në luftimin e koronavirusit në vendlindjen e tij, Filipinet.

Ish boksieri është senator në atdheun e tij dhe ka mbyllur planet për një rikthim në korrik për t’u përqëndruar në luftimin e virusit vrasës. Boksieri ka ndihmuar në pagimin e 50,000 kompleteve të testimit dhe 700,000 maskave të fytyrës për popullin e tij filipinas.

Pakuao pretendon se nuk ka frikë se atë do ta kapë virusi dhe do të vdesë sepse, ai duhet të jetë në vijën e parë duke ndihmuar.

“Nëse jeni udhëheqës, duhet të udhëheqni dhe t’i lini njerëzit të shohin që jeni me ta. Ju nuk duhet të fshiheni sepse keni frikë. Jam rritur i varfër, kështu që e di se çfarë ndjejnë ata,” ka thënë mes tjerash Pakuao.

Related posts

Koronavirusi SHBA/ Rhode Island kërkon shtëpi më shtëpi për të kapur të ardhurit nga New York

admin

Heiko Maas: OBSH-ja duhet të financohet

admin

Spitali në Romë, skaner për të zbuluar Covid-19

admin

Avioni rus me ndihma humanitare mbërrin në Nju Jork

admin

Itali, spitali i improvizuar ndërtohet për 30 orë

admin

Merkel me masa të reja, pavarësisht se gjermanët u binden rregullave

admin