Conte: Kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore

Në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë, për të mundësuar plotësimin e nevojave jetike të njerëzve, ndërkohë që çdo aktivitet prodhues dytësor do të mbyllet.

Kështu është shprehur kryeministri Giuseppe Conte, në një kohë kur dje numri i të vdekurve brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19 theu rekord; saktësisht 793 viktima.

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje. Do të qëndrojnë hapur farmacitë, shërbimet bankare, postat; do të sigurojmë të gjitha shërbimet thelbësore publike, siç është transporti”, u shpreh Conte.

Në Itali raportohen 53,578 të infektuar dhe 4,825 viktima.

Related posts

Masa rigoroze kundër Covid-19 nëpër maternitete dhe gjinekologji

admin

Pandemia, komuna në Itali ndan ditët e pazarit në bazë të gjinisë

admin

Danimarkë, jo tubime me më shumë se 500 persona deri në fund të verës

admin

Kancelarja Angela Merkel rezulton negative nga coronavirusi

admin

Vdes princesha e Spanjës nga koronavirusi

admin

Izraeli konverton prodhimin e raketave në ventilatorë kundër COVID-19

admin