394 të vdekur në një ditë, shifra të frikshme edhe në Spanjë

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë për numrin e lartë të personave të infektuar me koronavirus dhe viktimave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet shëndetësore spanjolle, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 394 persona.

Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 1720. Gjithashtu, janë konfirmuar 3600 raste të reja të personave të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se janë shëruar 2575 pacientë.

Në Spanjë është ndaluar gjithashtu lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve. Të gjithë janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë thonë se situata ende nuk ka arritur pikun dhe pritet rritje më e madhe e personave të infektuar.  /tvklan.al

Related posts

Covid-19, OKB-ja kërkon 1,5 trilionë dollarë ndihma për vendet në zhvillim

admin

Britania, formohet task-forcë për krijim të vaksinës kundër koronavirusit

admin

Evropa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

admin

Protesta të dhunshme në Itali, kërkohet largimi i Kontes për gabimet me pandeminë

admin

Si hyn dhe si e sulmon koronavirusi organizmin

admin

Gjermania pritet të miratojë plan ekonomik prej 822 miliardë eurove si pasojë e COVID-19

admin