3 pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje më të vështirësuar

Brenda Klinikës Infektive po trajtohen 19 pacientë të prekur nga koronavirusi.

14 të tjerë po presin mbrëmjen e së dielës që t`u dalin rezultatet.

Mjeku kujdestar Murat Mehmeti tregoi se gjendja e pacientëve është stabile më përjashtim të 3 prej tyre.

Mehmeti bëri me dije se atyre që po trajtohen në QKUK po u japin terapinë e rekomanduar me të cilën aktualisht janë të furnizuar.

Mehmeti përsëriti se mjekët e QKUK-së nuk po kursejnë asgjë që t`u dalin në ndihmë pacientëve.

Një ditë më parë në Kosovë u shënuan 7 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

Related posts

Vazhdon kriza politike, pavarësisht që javët në vijim janë më kritike për luftimin e coronavirusit

admin

Heqja e tarifave, Serbia nis ta “pushtojë” Kosovën me mallra

admin

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

admin

Kurti: Rrëzimi i qeverisë ishte një plan, s’pendohem për shkarkimin e Veliut

admin

Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

admin

LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit, Hoti thotë se kjo qeveri i ka ditët e numëruara

admin