​Bota mobilizohet për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit

Sot pasdite mbërrijnë në Itali 37 mjekë dhe 15 infermierë nga Kuba. Ndërkohë që nga Rusia mbërriti avioni i parë me aparatura. Ndërsa të enjten do të vijë nga Kina ngarkesa e parë me 3 milionë maska.

Përgatitja e mjekëve kubanë është e njohur në të gjithë botën. Ata ndërhynë në Haiti gjatë krizës së krijuar nga tërmeti dhe më pas nga kolera. Kanë punuar në Sierra Leone ku ndihmuan për të zhdukur Ebolën. Dhe tashmë janë gati ta bëjnë të njëjtën gjë në Krema në Itali.

Kjo ndihmë është plotësisht në formë solidare mes popujve të Italisë dhe Kubës.

Solidariteti mes popujve gjatë këtyre orëve nuk po njeh kufij. Avioni i parë i forcave të mbrojtjes ruse është nisur më ushtarakë të specializuar për të ndihmuar autoriteteve italiane në luftën ndaj koronavirusit.

Janë 120 specialistë midis tyre epidemiologë dhe virologë, si dhe disa kamionë që shërbejnë për dezinfektimin. Rusët po sjellin në Itali edhe spitale të lëvizshme, 100 ventilatorë për mushkëritë, si dhe 500 mijë maska.

Sot nisen 5 avionët e parë, të hënën do të mbërrijnë edhe 4 të tjerë.

Kompania italiane Alitalia, në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile italiane, kanë siguruar transportin për të sjellin nga Kina disa avionë me ndihma. Avioni i parë nga Kina do të mbërrijë në Itali të enjten me 3 milionë maska. /rtsh/

Related posts

Spasovski: Kriza me Koronën tregoi se institucionet funksionojnë mirë

admin

Filipçe: Përdorim teste gjermane për Kovid 19, testimi masiv mund ta shtrembëroj pasqyrën

admin

53 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Plazhet në Ohër dhe Strugë, punonjësit rrezikojnë vendet e punës

admin

Rrëshqet nga binarët treni i relacionit Gjevgjeli-Trubarevë, nuk ka të lënduar

admin

Filipçe: S’ka nevojë për karantinë në Kumanovë

admin