Virusi korona, shënon rritje numri i të infektuarve në rajon

Në Shqipëri numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 76. Dy nga të prekurit tashmë janë shëruar, mirëpo duhet të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera. Sot në orën 13 në Shqipëri nisi izolim i plotë i popillësisë, masë që do të vlejë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.

Nga tani, një e drekës, e shtunë deri të hënën në orën pesë të mëngjesit, do të jetë shtetrrethim total.00:40 Kush do të thyej shtetrrethimin, do të përballet më forcat e rendit.”-tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Nga dje nëpër rrugët e Shqipërisë ka dalë armata e cila do të ndihmojë policinë në zbatimin e masave të qeverisë për të mbrojtur popullatën nga përhapja e virusit.

Rritje e numrit të të prekurve është shënuar edhe në Kosovë, ku deri tani janë regjistruar 24 raste. Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 850 qytetarë janë lajmëruar në ambasadat që Kosova ka në botë me kërkesë për rikthimin në vend.  Në Serbi numri i të prekurve ka arritur 149. Në Greqinë fqinje numri i të infektuarve  në Greqi ka shkuar në 495 persona. Deri tani janë regjistruar  13 të vdekur, tre prej tyre vetëm ditën e sotme.  Italia nga ana tjetër është bërë dje shteti me më shumë viktima brena një dite, ku u regjistruan 627 viktima.Sa i përket numrit të vdekjeve nga Koronavirusi, në Itali ka rreth 4 mijë raste më shumë se në Kinë. Numri i të prekurve rritet vazhdimisht. Por, ditët e fundit është Spanja ajo që ka filluar që të shqetësojë së tepërmi, ku numri i viktimave në 24 orët e fundit ka shkuar në 324.  Në Gjermani vetëm brenda një dite janë regjistruar mbi 2700 persona të infektuar me koronavirus duke e çuar numrin e  përgjithshëm në mbi 16 mijë. Turqia deri tani kanë vdekur 9 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 670. Moshat e viktimave lëviz nga 80 deri 94 vjeç. Ndërkohë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën, që nga paraqitja e parë e të infektuarve në dhjetor të vitit 2019, janë 275,434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88,256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11,399 persona.

Evi Shkopi

Related posts

​Thaçi: Duhet të ndalen urgjentisht kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit

admin

Kosovë, shkon në 135 numri i të prekurve me COVID-19

admin

Renditja e 10 portierëve më të mirë në botë – befasi në disa pozita

admin

Ekonomia greke pritet të tkurret deri në 10 për qind

admin

Ylli Limani e ka gati baladën e re të dashurisë

admin

Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti pjesë e misioneve paqësore të NATO-s

admin