Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300 shtetas tanë kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë si pasojë e pandemisë së virusit korona. Dimitrov theksoi se do të organizohen fluturime humanitare për kthimin e tyre me kusht që të qëndrojnë në karantinë  të organizuar nga shteti së paku 15 ditë.

“Varon numri, por rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën janë bllokuar si pasojë e virusit korona, kryesisht në kontinentin e Evropës.Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar nga vendet ku janë bllokuar të lajmërohen deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi numër të saktë për organizimin e fluturimeve humanitare”, tha mes tjerash Dimitrov, duke shtuar se shpenzimet e ditëve të kaluara në karantinë për personat e kthyer  do t`i mbulojë plotësisht shteti./Alsat

Related posts

Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 34 persona

admin

Nuk ka marrëveshje për hapjen e lokaleve

admin

Tetovë, kolona të gjata para sporteleve të institucioneve të ndryshme

admin

Filipçe për zgjedhjet: Periudha para nesh është e qetë

admin

Qyteti i Shkupit i dhuroi 3.000 maska Ministrisë së Shëndetësisë

admin

Moti sot i ndryshueshëm i shoqëruar me reshje shiu në orët e pasdites

admin