Virusi korona, Brazili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Brazili është shteti i fundit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi koronavirusi po vazhdon të përhapet në vendin e Amerikës së Jugut.

Pas një votimi të mëparshëm në Dhomën e Deputetëve, Senati miratoi dekretin e urgjencës, që mundëson livrimin e burimeve financiare për shtetin për trajtimin e koronavirusit.

Senati votoi përmes videokonferencës pasi presidenti i Senatit, Davi Alcolumbre dhe senatori Nelsinho Trad kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trad ishte në delegacionin brazilian që shoqëroi presidentin Jair Bolsonaro në Florida për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Deri tani, Brazili ka konfirmuar më shumë se 600 raste me koronavirus dhe shtatë viktima.

Related posts

Së paku 23 persona janë helmuar nga alkooli gjatë një funerali në Meksikë

admin

Turqi, lutje nga altoparlantët e xhamive për të përfunduar koronavirusi

admin

Parlamenti britanik do të rihapë dyert në 21 prill pavarësisht koronavirusit

admin

Sharon Stone ka një falënderim për shqiptarët

admin

Pandemia Covid-19, Toka po dridhet më pak

admin

OBSH: Vetëm maskat sanitare nuk mjaftojnë kundër COVID-19

admin