Policia: Në Saraj dhe Haraçinë kafenetë punojnë me drita të fikura!

Policia po merr masa për respektimin e masave që parasheh gjendja e jashtëzakonshme. Burime policore kanë thënë për Telma se në Saraj dhe Haraçinë kanë vërejtur raste ku kafene pranojnë klientë, mbyllin dyert dhe fikin dritat. Këto burime kanë thënë se policët janë të detyruar të kontrollojnë lokalet edhe me bateri ndriçuese. Disa lokale janë zbuluar dhe ndajë tyre është ngritur padi. Padisiplinë më e madhe nëpër lokale po vërehet në Çair dhe Tetovë, kurse padisiplinë më e madhe e personave që nuk e respektojnë vetëizolimin është vërejtur në Strumicë, ku dje janë shënuar 13-14 raste.

Numri i të infektuarve po rritet, kurse qytetarët në Maqedoni nuk po ruhen edhe aq nga Koronavirusi.
Në mesditë, Parku i Qytetit në Shkup kishte mjaft qytetar, e as këndet e lojërave për fëmijë nuk ishin bosh.
Plot njerëz kishte edhe në Bit Pazar, kurse numër jo i vogël edhe në Çarshinë e Shkupit.

Related posts

Kallëzime penale për dy kërçovarë për shkelje të orës policore

admin

Rreth 2.300 qytetarë pritet që të kthehen në Maqedoni

admin

Memeti: Me rëndësi detajet për rastet pozitive (VIDEO

admin

Takimi i liderëve te Presidenti, mes datave 10 dhe 12 maj

admin

Dimitrov: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën evropiane

admin

Osmani me informata shtesë rreth orës policore

admin