Numri i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon 11 mijëshin

Numri i vdekjeve nga koronavirusi Covid-19 ka tejkaluar shifrën prej 5,000 në Evropë, përderisa Italia, Spanja dhe Gjermania kanë raportuar për një rritje të theksuar të infeksioneve.

Vdekjet në mbarë botën u rritën në 11,000 të shtunën, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 277,000 njerëz janë infektuar, ndërsa rreth 88,000 janë shëruar.

Italia njoftoi për 627 vdekje të tjera të premten, rritja më e madhe ditore në epideminë katërjavore të vendit – një ditë pasi tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali tani ka arritur në 4,032.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë gjithashtu është rritur në më shumë se 1,300, ndërsa në Iran u raportuan 123 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,556.

Related posts

Myslimanët në Gjermani gradualisht do të kthehen në xhami, komfor rregullave shëndetësore

admin

Turqi, rifillojnë fluturimet ndërkombëtare

admin

Koronavirusi, 100 të vdekur në Nju Jork për 24 orë

admin

Avioni luftarak turk përcjellë helikopterin e ministrit grek

admin

Angela Merkel shihet duke blerë vetë në një dyqan

admin

Qendra e Brukselit shndërrohet në zonë për këmbësorë

admin