“Nuk ka më futboll në vitin 2020”

Kampionati evropian është shtyrë për vitin e ardhshëm, dhe kampionatet kombëtare janë pezulluar, dhe nuk dihet sigurt nëse do të vazhdojnë.

UEFA dëshiron që kampionatet të rikthehen në maj, dhe të përfundojnë në fund të qershorit.

Por, virologu Schmidt-Chanasit, që punon në institutin Berhard-Nocht në Hamburg, i cili edhe po studion pandeminë e koronavirusit, nuk pret që futbolli të rikthehet këtë vit.

“Unë nuk mendoj se ka kuptim të them se futbolli do të luhet në prill”, ka deklaruar Schmidt-Chanasit.

“Edhe pas dyerve të mbyllura nuk do të jetë i mundur, sepse njerëzit do mblidhen në shtëpi për të parë ndeshjen. Unë jam i sigurt se futbolli do të kthehet vetëm vitin e ardhshëm, mendoj se nuk është reale të presësh që ky sezon të përfundojë”, ka shtuar gjermani, fjalët e të cilit janë përcjell nga Marca.

Related posts

Seria A, nuk vazhdon në muajin maj, por në qershor?!

admin

Pedro do të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea, sa shumë skuadra pas spanjollit

admin

Drejtuesit e PSG-së në kontakte me Guardiolan

admin

Bajerni dhe Interi, diskutojnë për kroatin Perishiq

admin

Orari i ndërlikuar për Real Madridin

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin