`NIS SHTETRRETHIMI` USHTRIA MERR NËN KONTROLL TIRANËN DHE AUTOSTRADËN

Në orën 13:00 hyn në fuqi urdhri i ri i cili ndalon të gjitha lëvizjet në të gjithë Shqipërinë deri në orën 05:00 të së hënës. Më pas për gjithë javën në vijim Shqipëria do të ketë një fashë të lëvizjes nga ora 05:00 – 13:00 por kjo fashë nuk do të përdoret për grumbullime por vetëm për nevojat urgjente të familjes.

Në të gjithë rrugët, sidomos në Tiranë dhe në Durrës ku është dhe zona e kuqe, efektive te FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokesore) me mjetet e blinduara HUMVE kane nisur patrullimin ne kryeqytet, në autostradën Tirane  – Durres dhe qytetin e Durresit në mbështetje të policisë së shtetit për disiplinimin dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.

Nga një vëzhgim I Ora News, ky rregull po respektohet dhe thuajse të gjithë rrugët janë bosh me përjashtim të disa njerëve, të cilët orari I shtetrrethimit I gjeti në rrugë dhe po kthehen në banesat e tyre.

Related posts

23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

admin

Deklarata e plotë e Presidentit kundër vendimit të Albin Kurtit

admin

Kadri Veseli tallet me Agim Bahtirin, e quan palaço

admin

Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike: Do t’i kthehem familjes dhe vetvetes

admin

Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit u zihen sytë në Prishtinë

admin

6 deputetë të Zvicrës i kërkojnë LDK-së ta tërheqë mocionin ndaj Qeverisë

admin