Nga 23 marsi ‘mbyllen’ fluturimet civile në aeroportin e Rinasit, vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimet

Aeroporti i Rinasit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se duke filluar nga 23 marsi do të ndërpriten të gjitha udhëtimet e avionëve, duke bërë vetëm disa përjashtime.

E përjashtuar do të jetë vetëm kompania Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Po ashtu përjashtohen të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne

Njoftimi:

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Top Channel

Related posts

Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

admin

Shënohen 29 raste të reja në Shqipëri, 333 raste në total

admin

Kadri Veseli tallet me Agim Bahtirin, e quan palaço

admin

“Çartet” Vjosa Osmani: Ia ngrit zërin Daut Haradinajt

admin

34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

admin

Heqja e taksës i solli mbi 17 milionë euro ekonomisë serbe

admin