Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, njoftojë se kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona B.G.(m/sh/K. 25 vjeçar) dhe V.S. (m/sh/k 26 vjeçar) si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt,si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Sipas PK-së, lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse:

-1 armë e gjatë AK-47

-1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm

-42 fishekë 9×19 mm

-1 thikë ushtarake

-1 palë pranga

-1 sprej

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Related posts

Kosova as në këtë luftë s’është e vetme, mbërrin donacioni humanitar mjekësor nga Holanda

admin

Në Gostivar katër persona kanë shkelur orën policore

admin

Covid-19, Mali i Zi i kërkon ndihmë nga NATO

admin

Daut Haradinaj: Jam ushtar i Albin Kurtit për me mbrojte territorin e Kosovës

admin

Isa Mustafa akuzon Vetëvendosjen: Nëse i besojmë vetvetes, askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovës

admin

Një vajzë e re me COVID-19 del me sukses nga operacioni në Shqipëri

admin