MEDIAT SPANJOLLE: BARCELONA NIS OFENSIVËN PËR NEYMARIN

Barcelona, edhe pse këtë periudhë pritet të humbë goxha para prej krizës së krijuar prej Coronavirusit, po mendon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës.

Emri i Neymar është në krye të listës së dëshirave dhe katalanasit kanë nisur nga puna për rikthimin e sulmuesit brazilian.

Sport raporton se PSG i ka ofruar një kontratë të re Neymar, por ai nuk ka kthyer një përgjigje. nga ana tjetër, i njëjti burim thotë se përfaqësuesit e lojtari ia kanë çuar sërish një mesazh klubit spanjoll, duke i bërë me dije dëshirën e Neymar për ta veshur sërish fanellën e Barcelona.

Katalanasit do tentojnë të futin në presion francezët e PSG për t’i vendosur një çmim sulmuesit, i cili është nën kontratë deri qershor të vitit 2022. Vera do të jetë e nxehtë për Neymar dhe Barcelonën, me Messin që e pret krahëhapur sulmuesin në skuadër.  

Related posts

Tovërlani: Mos vazhdimi i kampionatit do t’i shkatërroj futbollistët

admin

Xho Hart, kërkohet nga skuadra turke

admin

Napoli: Le të jetë forca me ty Elmas!

admin

Testet “Covid 19” te Fenerbahçe, të gjitha negative

admin

Drejt zyrtarizimit, UEFA merr vendim për kampionatet

admin

E fejuara e Dibalas, sërisht pozitive në “Covid 19”

admin