Maldini dhe i biri i tij infektohen me koronavirus

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, dhe i biri i tij, Daniel, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar klubi kuqezi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Paolo Maldini është 51-vjeçar dhe ai cilësohet si legjendë e Milanit për arritjet e tij gjatë karrierës me kuqezinjtë si mbrojtës, përderisa në San Siro u kthye sërish në vitin 2018 si drejtor teknik, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Danieli është 18-vjeçar dhe muajin e kaluar ai u bë gjeneratë e tretë e familjes Maldini që luan me fanellën e Milanit në Serie A.

“Milani e konfirmon se drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini, kishte kontakt me një person që doli pozitiv në testin për koronavirus dhe më vonë i pati edhe vetë disa simptoma të virusit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Milani.

Related posts

Erdin Shaqiri: Janë dy-tre klube të interesuara për Xherdanin

admin

Skuadra e La Ligës me trajner të ri

admin

FFK, me pako emergjente për klubet sportive

admin

Çka solli Bundesliga, në kohën e pandemisë “Covid 19”

admin

Ademi zbulon të ardhmën e Rashicës, Muriqit e Zhegrovës

admin

Para 15 vitesh, Mesi shënoi golin e parë për Barcën

admin