Kush e përhapi COVID-19? Përplasje mediatike mes Italisë dhe Spanjës

Italianët kanë dalë në përfundime për mënyrën se si u shpërnda koronavirusi në vendin e tyre. Mediat e sportit në shtetin fqinj, ditën e sotme kanë publikuar një artikull ku shkruajnë se katastrofa për krahinën e Lombardisë nisi natën e 19 shkurtit në Milano.

Italianët pretendojnë se virusi që aktualisht shënon pothujse 5 mijë të vdekur në Itali, është shpërndarë falë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Atalantës dhe Valencias që u luajt në “San Siro”, ku të pranishëm ishin 43 mijë tifozë italianë.

“Atalanta-Valencia mund të themi se ishte ndeshja zero,”– u shpreh në një intervistë për Corriere dello Sport, specialisti i sëmundjes infektive Francesco Le Foche teksa tregoi edhe konsideratën e tij në lidhje me koronavirusin dhe gjendjen dramatike me të cilën përballet Bergamo.

Mediat shtojnë më tej se rreth 1/3 e popullsisë së Bergamos kishte udhëtuar drejt Milanos, për të parë atë ndeshje, por që sipas tyre, më mirë të mos kishte ndodhur diçka e tillë. Sipas mediave italiane që citojnë burime të Mbrojtjes Civile, virusi ka ardhur pikërisht nga spanjollët, që janë bashkuar me itaianë nëpër metro, pasi Covid-19 ishte shfaqur në jugun e Spanjës disa ditë më parë dhe tifozët e Valencias kanë shfaqur simptoma të nesërmen.

Por pas ndeshjes, erdhi festa, ajo që e shpërndau akoma më masivisht virusin, duke e kthyer atë natë në një makth. Numri i personave që kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit është 793. 4825 është numri total i viktimave, ndërkohë që janë infektuar 53578 persina të tjerë. Një ditë më parë, numri i viktimave në Itali shkoi në 4032 nga COVID-19.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet të marrë masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Related posts

Covid-19, Der Leyen: BE nuk duhej ta linte vetëm Italinë

admin

Numri i aplikimeve për azil në BE në nivelin më të ulët

admin

Mjekët këshillojnë: Fëmijët nxirrni jashtë shtëpisë, por jo në park

admin

Rusia do të dërgojë specialistë dhe ndihma në Itali

admin

Zelanda e Re zbaton fazën e dytë të rihapjes së bizneseve

admin

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 500 miliardë dollarësh

admin